Barcelona me fanella speciale në “El Clasico”
Lexohet për: 1 min.
Fanellat
1 vit më parë
Linku u kopjua

Barcelona do të bart fanella speciale në El Clasico me logon e Rolling Stones në pjesën e përparme të fanellave të tyre për ndeshjen e ardhshme kundër Real Madridit.

Si pjesë e marrëveshjes së sponsorizimit me Spotify, klubi katalanas do të veshë fanellat e edicionit special të cilat do të mbajnë logon ikonike Tongue and Lips, përcjellë KosovaPress.

Kjo është pjesë e një përpjekjeje promovuese pasi The Rolling Stones janë të përgatitur për të nxjerrë albumin e tyre të parë origjinal pas një pauze prej 18 vitesh në Spotify më 20 tetor, të quajtur 'Hackney Diamonds'.

Që kur Barcelona nënshkroi një marrëveshje me Spotify, ata kanë bashkëpunuar me disa sensacione muzikore duke përfshirë ROSALiA, Drake, Daddy Yankee dhe Pusha T.

Barcelona do të luajë me Athletic Club dhe Shakhtar Donetsk në La Liga dhe Ligën e Kampionëve përpara se të presë Real Madridin më 28 tetor.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024