Sot me fillim nga ora 14:00 do të zhvillohet ndeshja tejet interesante mes Barcelonës dhe skuadrës së Espanyolit, e vlefshme kjo për xhiron e 15 të La Ligas.
Të dy skuadrat nga Katalonia, do ta kenë synimin e vetëm që ta mbyllin vitin 2022, prandaj pritet që të zhvillohet një ndeshje tejet interesante, raporton KosovaPress.
Momentalisht, Barcelona zë vendin e dytë në tabelë me 37 pikë, një larg Real Madridit në vendin e parë që ka një ndeshje më shumë të zhvilluar. Në anën tjetër, Espanyoli renditet në vendin e 17 me 12 pikë të arkëtuara.
Sa i përket ndeshjes së sotme, Barcelona ka një skuadër të kompletuar dhe pa lëndime, kurse te Espanyoli mungojnë Gomez, Gori, Pedrosa dhe shqiptari, Keidi Bare.
Barcelona (4-3-3): Ter Stegen; Alba, Alonso, Christensen, Roberto; Pedri, De Jong, Gavi; Fati, Lewandowski, Raphinha
Espanyol (5-3-2): Fernandez; Gil, Calero, Gomez, Cabrera, Olivan; Melamed, Vinicius Souza, Darder; Braithwaite, Joselu