Çuditërisht, Barcelona nuk e njoftoi largimin e Sergi Robertos më 30 qershor, kur i skadoi kontrata. Kjo sugjeron se ai mund të vazhdojë ende, edhe pse koha po mbaron që katalanasit t'i ofrojnë një kontratë të re.
Në javët e fundit, Roberto ka tërhequr interes nga klubet në Spanjë dhe “Marca” ka bërë të ditur se Roma dhe Juventus tani kanë hyrë në garë për 32-vjeçarin. Ai vazhdon të presë Barcelonën, por nuk do të presë përgjithmonë, raporton KosovaPress.
Tani për tani, duket jashtëzakonisht e vështirë për Roberton të vazhdojë te Barcelona. Zyrtarët e klubit nuk mund të garantojnë se ai do të regjistrohet në La Liga për shkak të problemeve të tyre të vazhdueshme financiare, gjë që e bën më të mundshme që koha e tij në Katalonjë të jetë në fund.