Barcelona e pëson nga UEFA
Lexohet për: 1 min.
6 muaj më parë
Linku u kopjua

Organi qeverisës evropian i futbollit, UEFA e ka gjobitur Barcelonën me një shumë prej 25 mijë eurove.

Ky dënim nga UEFA vjen si pasojë e fyerjeve raciste nga tifozët e Barçës në ndeshjen kundër Paris Saint-Germain në Ligën e Kampionëve, raporton KosovaPress.

Më datën 10 prill policia e Parisit kishte marrë në pyetje dy persona pas videove të publikuara në rrjetet sociale të një tifozi që bënte sjellje majmuni dhe një tjetër që përshëndettë në formë naziste në “Parc des Princes”.

“Organi i Apelit i UEFA-s ka vendosur të gjobisë Barcelonën me 25,000 euro dhe të ndalojë Barcelonën që t’u shesë bileta tifozëve të saj jashtë vendit për ndeshjen e radhës në garat e UEFA-s, për sjelljen raciste të tifozëve të saj. Ndalimi i përmendur për shitjen e biletave për tifozët e saj largohet për një periudhë prove prej një viti, duke filluar nga data e këtij vendimi”, thuhet në vendimin e UEFA-s.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024