Barcelona demolon Cërvena Zvezdën midis Beogradit
Sport
Lexohet për: 1 min.
2 javë më parë
Linku u kopjua

Futbollistët e Barcelonës kanë deklasuar sonte në udhëtim skuadrën Cërvena Zvezda, duke e mposhtur me rezultat 5:2 në Beograd.

Golat për katalanasit i shënuan Martinez në minutën e 13-të, për të vazhduar me dy golat e polakut Lewandowski në minutat 43’ e 53’, ndërkohë që skuadra vendëse shënoi në minutën e 27-të përmes Silas.

Braziliani Raphina në minutën e 55-të thelloi epërsinë në 4:1, pas asistimit të Kounde. Ky i fundit ishte serish asistues për golin e Lopez në minutën e 76-të për rezultatin 5:1. Milson në minutën e 84-të zvogëloi avantazhin e Barcelonës në 2:5.

Kjo është firoja e tretë e katalanasve në Ligën e Kampionëve, në formatin e ri prej 36 skuadrash, duke u renditur në pozitën e gjashtë në tabelë me 9 pikë, ndërsa prin Liverpool me 12 pikë, pasuar nga Sporting dhe Monaco me nga 10 pikë. Cërvena Zvezda nuk asnjë pikë në pozitën e parafundit, 35, sikurse edhe Slovan Bratislava në përmbyll renditjen tabelare.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024