Barbano për xhandarmerinë: Do të ofrojmë këshilla e ekspertizë, nëse na kërkohet
Intervista
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Barbano për xhandarmerinë: Do të ofrojmë këshilla e ekspertizë, nëse na kërkohet
DSC02084
24/06/2026 - 13:02
Linku u kopjua

Shefi i misionit të EULEX-it në Kosovë, Giovanni Pietro Barbano, në një intervistë për KosovaPress thotë se për formimin e xhandarmërisë, të paralajmëruar nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti, duhet pasur parasysh korniza ligjore që përcaktohet nga Kushtetuta, e cila e konsideron policinë si institucionin kryesor dhe të vetëm për zbatimin e ligjit.

Barbano thekson se në fazën aktuale, informacionet që i kanë janë të kufizuara pasi hapat e ndërmarrë deri më tani për krijimin e një xhandarmërie janë në fazën fillestare.

“Natyrisht, ne respektojmë pronësinë vendore të procesit, por duhet të kemi parasysh edhe kornizën ligjore që përcaktohet nga Kushtetuta, e cila e konsideron Policinë e Kosovës si institucionin kryesor dhe të vetëm për zbatimin e ligjit. Prandaj, çfarëdo zgjidhjeje që do të gjendet për këtë projekt duhet ta respektojë këtë kornizë ligjore, si dhe kufizimet e tjera të përcaktuara nga marrëveshje dhe aranzhime të ndryshme. Ne jemi të gatshëm t’i monitorojmë këto zhvillime. Misioni mbetet i angazhuar ngushtë në përcjelljen e kësaj çështjeje dhe, nëse kërkohet, të ofrojë këshilla dhe ekspertizë”, thotë Barbano në intervistën për KosovaPress.

Më tej, Barbano thotë se kanë një koordinim të mirëprovuar mes Policisë së Kosovës, KFOR-it dhe EULEX-it, e sipas tij, nëse krijohet një aktor i ri, në këtë rast xhandarmëria, do të jetë e rëndësishme që ai të integrohet në të njëjtin mekanizëm koordinimi.

“Sërish, ne tashmë kemi një mekanizëm koordinimi shumë të mirëprovuar ndërmjet Policisë së Kosovës, KFOR-it dhe EULEX-it në fusha të ndryshme të mandateve tona, me trajnime të përbashkëta dhe takime periodike. Prandaj, nëse krijohet një aktor i ri, do të jetë jashtëzakonisht e rëndësishme që ai të integrohet në të njëjtin mekanizëm koordinimi”, tha Barbano për KosovaPress.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026