Takimi i mundshëm ndërmjet kryetarit të Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti dhe kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku është i mirëseardhur, thotë anëtari i Kryesisë së Guxo, Haxhi Avdyli, raporton KosovaPress. Ai, i cili është edhe deputet i zgjedhur në Kuvendin e Kosovës, nën listën e LVV-së thotë për KosovaPress se Kurti e Abdixhiku kanë shumë për të diskutuar, derisa nuk e përjashton mundësinë e një koalicioni qeverisës.
Gjatë ditës së hënë u bë e ditur se Kurti ka ftuar për takim konsultativ kryetarin e LDK-së, Lumir Abdixhiku, para mbajtjes së seancës konstituive të Kuvendit të Kosovës. Në LDK për KosovaPress thanë se kryetari Abdixhiku do të shqyrtojë këtë ftesë dhe më pas do t’i përgjigjen Kurtit.
Lexo edhe:
Në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit, Lëvizja Vetëvendosje ka dalë e para me 42.30 për qind të votave, rrjedhimisht do t’i ketë 48 deputetë në Kuvend. Ndërkaq, Lidhja Demokratike e Kosovës ka dalë e treta me 18,27 për qind dhe do t’i ketë 20 deputetë në legjislativ.
Në anën tjetër, Avdyli në një intervistë për KosovaPress konfirmon takimin e kryeministrit në detyrë, Albin Kurti me kryetarin e Nisma Socialdemokrate, Fatmir Limaj. Ai thotë se atmosfera dhe disponimi në këtë takim ka qenë i mirë, ndërkaq thekson se s’ka vend për kërkesa maksimaliste të Nismës në qeverinë e ardhshme.
“Kjo ftesë është mëse normale dhe besoj që zotëri Lumir Abdixhiku do t’i përgjigjet pozitivisht ftesës për takim. Normalisht se besoj se Kurti dhe Abdixhiku kanë shumë për çka të biseduar dhe diskutuar. Kemi të bëjmë me konstituimin e Kuvendit por edhe institucioneve të tjera. Tash a ka gatishmëri për ndonjë koalicion të mundshëm ajo mbetet për t’u diskutuar. Në bazë të deklaratave të disa akterëve të LDK-së deri tani s’ka pas ndonjë interesim për koalicion, por sidoqoftë këto takime janë të mirëseardhura dhe të mira”, thekson ai, shkruan KosovaPress.
Meqenëse LVV-ja ka fituar vetëm 48 deputetë në zgjedhje dhe e ka të pamundur formimin e qeverisë së re vetëm me komunitetet jo serbe, Avdyli thotë se ka nevojë për bashkëpunime të tjera me ndonjë prej partive shqiptare të përfaqësuara në parlament.
Nisma Socialdemokrate ka siguruar tre deputetë në legjislativ, duke garuar në koalicion parazgjedhor me AAK-në e Ramush Haradinajt. Minoritetet jo serbe i kanë 10 deputetë ndërkaq, serbëve u takojnë gjithashtu dhjetë ulëse në Kuvendin e Kosovës.
Sipas rezultateve, një ulëse e ka fituar politikani serb dhe ministri në detyrë në Qeverinë Kurti 2, Nenad Rashiq, dhe 9 ulëse do t’i takojnë Listës Serbe – partisë më të madhe të serbëve në Kosovë e cila financohet nga Beogradi.
Madje, ai përmend edhe deputetë nga tabori opozitar, që sipas tij në ditën e seancës konstituive të Kuvendit me 15 prill mund të kalojnë te Lëvizja Vetëvendosje.
Megjithatë, ai nuk pranon të jep emra të ndonjë prej deputetëve.
Përkitazi me këtë, Avdyli, thotë për KosovaPress se seanca konstituive e Kuvendit më 15 prill do të jetë e suksesshme si për legjislaturën e nëntë ashtu edhe për votimin e qeverisë Kurti III.
Për përgatitjen e seancës konstituive të Kuvendit, kryetari në detyrë i legjislativit, Glauk Konjufca do të mbajë takim konsultativ të martën me liderët e partive politike.
Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...
Anija italiane me famë botërore, “Amerigo Vespucci”, e konsideruar si ndër anijet më të bukura në botë, do të vizitojë portin e Durrësit më 9 dhe 10 prill.
Lajmi u bë i ditur nga kryetarja e bashkisë së Durrësit, Emiriana Sako në një postim në rrjetet sociale ku theksoi se “kjo anije do të jetë e hapur për vizitorët gjatë dy ditëve”.
“Anija Amerigo Vespucci apo “anija më e bukur në botë”, është simbol i krenarisë detare italiane. Në vijim të turit botëror, vizituar nga 43.330 persona në bordin e saj, e pasi ka prekur brigjet në të gjitha kontinentet, ndalesa e radhës do të jetë në Durrës”, thekson Sako.
Kryebashkiaja Sako fton qytetarët ta vizitojnë atë më 9-10 prill nga ora 14:00- 20:30, shkruan ATSh.
Në kuadër të Giro d’Italia, ndalesa e “Amerigo Vespucci” në Durrës vjen dhe si një promovim i kulturës italiane në mbarë botën. Në bordin e anijes do të krijohet një ambient i veçantë, ku do të ekspozohet edhe Trofeu “Senza Fine”, i eventit sportiv “Giro d’Italia”, një prej aktiviteteve më të famshme sportive në botë, ku do të finalizohet “La Grande Partenza 2025” – “Nisja e Madhe 2025”. Prezantimi do të realizohet në praninë e 50 të ftuarve nga institucione të ndryshme dhe mediat.
Mes të ftuarve do të mbajnë fjalën e nderit Komandanti i “Amerigo Vespucci”, kryeministri Edi Rama, CEO i RCS Sports & Events, Paolo Bellino, përfaqësues nga Ministria e Mbrojtjes dhe Marina Ushtarake Italiane si dhe Ambasadori Italian në Shqipëri, transmeton KosovaPress.
Që prej vitit 1931, kjo anije me vela mbetet një ndër xhevahirët e kurorës së çmuar të Marinës ushtarake italiane. E ndërtuar në vitet ‘20 në kantieret e Castellammare di Stabia, anija Amerigo Vespucci është kthyer në një shkollë lundruese që ka edukuar breza të tërë oficerësh.