Në pikë të verës, kur temperaturat po mbizotërojnë rreth 38 gradë celsius, banorët e një blloku banesor në rrugën “Hamëz Jashari”, në kryeqytet janë ankuar të mërkurën pasdite se në banesat e tyre është lëshuar ngrohja qendrore nga gypat që vijnë nga kompania Termokos në Prishtinë.
Një prej banorëve në këtë lagje, Afrim Kasumi duke u shprehur i shqetësuar për ngrohjen e banesës nga Termokos, ka thënë për KosovaPress se gypat që vijnë nga kompania Termokos në banesën e tij, ka ngrohje. Banorët e kësaj lagjeje janë ankuar në Termokos për ngrohje.
Dispeqeri kujdestar në Termokos, Bekim Gashi ka thënë për KosovaPress se ngrohje nga Termokos nuk ka pasur, por ka dhënë detaje se si ka rrjedhur ngrohja tek banorët e kësaj lagjeje.
KosovaPress ka parë nga afër në këto banesa ngrohjen qendrore.
Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...