Rreth 50 banorë të Lagjes “Kalabria” pritet të mblidhen të hënën rreth orës 9:30 para Komunës së Prishtinës, për t’i shprehur pakënaqësitë e tyre lidhur me planin urbanistik.
Këta banorë po kërkojnë nga kryetari i Prishtinës Përparim Rama që të miratohet plani sipas kërkesave të banorëve dhe jo siç është propozuar herën e fundit.
Kështu bëri të ditur për KosovaPress, kryetari i bashkësisë lokale në Kalabri, Milot Krasniqi. Ai tha përmes telefonit se parashihet që ky organizim i banorëve të bëhet përpara fillimit të seancës së kuvendit komunal të kryeqytetit.
Planin e ri të propozuar nga kjo komunë për Kalabrinë, e ka kundërshtuar edhe Partia Demokratike e Kosovës. Sipas tyre, është konstatuar se ky plan nga Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, për lagjen “Kalabria” synim ka tjetërsimin e pronës publike dhe ndërtimet e larta, përmes të cilit po provohet të kontrabandohet prona publike në kurriz të banorëve të kësaj lagjeje.
Pas kësaj, Komuna e Prishtinës ka dalë me një reagim ku thotë se veprime të tilla ka pasur edhe në të kaluarën kur PDK-ja “ka tentuar përmes sabotimit të shumë proceseve të ndalin punën.” Sipas komunës, Plani Rregullues për Lagjen Kalabria ka kaluar nëpër të gjitha procedurat e parapara ligjore për dokumentet e tilla.
Lajmi i plotë në sistemin me parapagim.