Numri i aksidenteve në magjistralen Prishtinë-Podujevë dhe mungesa e një rreth-rrotullimi, ka shtyrë sot një numër të qytetarëve të Gllamnikut që të dalin në rrugë dhe të protestojnë. Ata kanë bllokuar njërën pjesë të magjistrales Podujevë - Prishtinë për shkak të pakënaqësive, duke thënë se mungesa e vendosjes së një rreth-rrotullimi në këtë pjesë të rrugës po shkakton shumë aksidente.
Osman Bahtiri, banor i fshatit Gllamnik tha për KosovaPress se bëhet fjalë për nevoja urgjente të banorëve për ndërtimin e një rreth-rrotullimi, pasi mungesa e tij po ndikon në shkaktimin e shumë aksidenteve në trafik. “Qëllimi i këtij tubimi spontan nga banorët e fshatit Gllamnik është qëllimi i vetëm për të cilin jemi tubuar këtu dhe për dallim prej herëve të tjera është për një rreth-rrotullim, i cili kaherë na është premtuar këtyre banorëve për nevojat e tyre për kyçje në magjistralen Podujevë-Prishtinë. Ne si qytetarë, nëse qeveria nuk ndërmerr diçka do të jemi të obliguar që herën tjetër ta bëjmë mbylljen (bllokimin),” ka thënë ai.
Lajmi i plotë në sistemin me parapagim.