E ardhmja e impiantit të planifikuar të linjitit 450 MW ‘Tuzla 7’, në Bosnje dhe Hercegovinë, është përsëri në mëdyshje pasi Këshilli i Ndihmës Shtetërore të Bosnjës, anuloi vendimin e tij për të miratuar një garanci publike për një kredi prej 614 milionë eurosh nga 'China Eximbank' javën e kaluar, katër vjet pas miratimit fillestar të Këshillit.
Vendimi i Këshillit të Ndihmës Shtetërore i vitit 2018 për të marrë dritën jeshile të garancisë së kredisë, u konstatua në kundërshtim me legjislacionin për ndihmën shtetërore, nga sekretariati i Komunitetit të Energjisë në një rast shkeljeje kundër Bosnje dhe Hercegovinës në Këshillin Ministror, në nëntor të vitit 2021.
Garancia për 'Tuzla 7', mbulonte 100 për qind të kredisë, plus interesin dhe kostot e tjera lidhur me të, por si palë kontraktuese e traktatit të Komunitetit të Energjisë, Bosnja dhe Hercegovina duhet të ndjekë rregullat e BE-së për subvencionet në sektorin e energjisë. Një prej tyre është se në shumicën e rasteve, garancitë shtetërore mund të mbulojnë vetëm deri në 80 për qind të shumës totale të kredisë.
Vështirësitë e ‘Tuzla 7,’ u shtuan vitin e kaluar kur u zbulua se vetë kontraktori, Gezhouba i Kinës, nuk mund të përmbushë më kontratën e tij për shkak të tërheqjes së GE si furnizues i pajisjeve. Megjithatë, qeveria dhe parlamenti i Federatës së Bosnje dhe Hercegovinës duket se hezitojnë të marrin një vendim përfundimtar mbi fatin e këtij projekti.
“Shpresojmë që të sinjalizojë fundin e sagës fatkeqe ‘Tuzla 7’. Ndërprerja e linjave të projektit është gjëja më e arsyeshme për t'u bërë në mënyrë që Bosnja dhe Hercegovina të mund të vazhdojë drejt një planifikimi më të shëndoshë ekologjik dhe ekonomik të energjisë”, tha ajo.
Ndërsa, Denis Zisko nga 'Qendra Aarhus' në Bosnje dhe Hercegovinë tha se sektori energjetik i Bosnje dhe Hercegovinës tani duhet të bëjë një kthesë. “Vendimmarrësit tanë duhet të përshpejtojnë burimet e qëndrueshme të rinovueshme dhe efikasitetin e energjisë ashtu siç ata e shohin të nevojshme - ne nuk mund të humbim më kohë në projekte ndotëse dhe të shtrenjta'.