Epoka e re e pagesave digjitale ka filluar dhe klientët e Bankës ProCredit kanë biletë në ulëset e para! Pagesat pa kontakt në dyqane, përmes internetit dhe brenda aplikacioneve që Google Pay ofron tani, u janë shtuar gamës së gjerë të mundësive financiare që Banka ProCredit u ofron klientëve të vet, duke shënuar revolucion në tregun kosovar.
Banka ProCredit edhe njëherë ka demonstruar rolin thelbësor në digjitalizimin e shërbimeve financiare në vend, duke integruar platformën e avancuar të pagesave Google Pay në tregun kosovar.
Duke qenë ndër të parët që kanë qasje funksionale në këtë teknologji të re të pagesave, Banka ProCredit u ofron të gjithë adhuruesve të inovacionit bankar një mënyrë më të lehtë, më të shpejtë dhe më të sigurt për të kryer transaksionet e tyre të përditshme.Edhe nëse nuk jeni klient i bankës, mjafton të aplikoni online dhe ky shërbim do jetë në dispozicionin tuaj!
Lansimi i Google Pay sjell një sërë përfitimesh për klientët dhe bizneset në Kosovë:
Ashtu si gjithçka tjetër me Google Pay, edhe aktivizimi i aplikacionit dhe konfigurimi i pajisjes Android për pagesa të lehta pa kontakt, është proces jashtëzakonisht i thjeshtë.
Tani, Google Pay është në dispozicionin tuaj!
E ardhmja e pagesave digjitale në ProCredit
Në rrugëtimin drejt modernizimit të shërbimeve bankare në Kosovë, ky bashkëpunim me gjigantë të teknologjisë si Google, e sjell Bankën ProCredit një hap më pranë përmbushjes së misionit të vet afatgjatë në digjitalizimin e plotë të shërbimeve dhe përvojës së lehtësuar bankare për klientët e vet.