KFOR-i ka burime dhe pozicione të mira për të parandaluar përshkallëzimin dhe për të adresuar çdo skenar sigurie, thotë në një intervistë për KosovaPress, komandanti i KFOR-it, Ozkan Ulutash. Vlerëson se situata e sigurisë në Kosovë është e qetë, por e brishtë, derisa shton se KFOR-i vazhdon të monitorojë me vigjilencë.
“Në përgjithësi, situata në terren është e qetë, por mbetet e brishtë. KFOR-i po monitoron situatën. Është vigjilent dhe i vendosur mirë për t'iu përgjigjur çdo zhvillimi të mëtejshëm relevant, në përputhje me mandatin e gjatë të OKB-së për të kontribuar në një mjedis të qetë dhe të sigurt për të gjithë njerëzit dhe komunitetet që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme”, nënvizon ai në intervistën me shkrim për agjencinë tonë.- KFOR-i vazhdon të monitorojë situatën.
“Ne jemi të vendosur mirë për të adresuar çdo skenar sigurie dhe për të vazhduar zbatimin efektiv të mandatit tonë të OKB-së. Ne vazhdimisht monitorojmë të gjitha zhvillimet relevante që mund të ndikojnë në sigurinë në mbarë Kosovën dhe rajonin... KFOR-i ka burime dhe pozicione të mira për të parandaluar përshkallëzimin dhe për të adresuar çdo skenar sigurie, në përputhje me mandatin tonë të OKB-së.”“Ne i kemi dënuar sulmet e dhunshme të papranueshme në Banjskë dhe do të vazhdojmë të këmbëngulim që autorët të mbahen përgjegjës dhe të sillen para drejtësisë”, thotë Ulutash.
Intervista e plotë:
KFOR-i vazhdon të veprojë si reagues i tretë i sigurisë, në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe misionin e BE-së për Sundimin e Ligjit (EULEX), të cilët janë përkatësisht reaguesi i parë dhe i dytë i sigurisë.
Pse KFOR-i është kundër hapjes së urës së Ibrit?
Në bazë të marrëveshjeve të Brukselit, ura pritej të hapej në vitin 2019, ndërsa Policia e Kosovës thotë se nuk ka indikacione për rritje të tensioneve në rast të hapjes së urës së Ibrit?
Qëndrimi i KFOR-it për urën e Ibrit ka qenë transparent dhe konsistent gjatë gjithë kohës, dhe së fundmi është ripërsëritur nga Zëdhënësi i KFOR-it
- Misioni i KFOR-it i drejtuar nga NATO është plotësisht i fokusuar në zbatimin e mandatit të tij të OKB-së, bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara të vitit 1999.
- Për çështjen e hapjes së mundshme të urës së lumit Ibër në Mitrovicë për automjete, qëndrimi ynë ka qenë transparent dhe konsistent gjatë gjithë kohës.
- Së fundmi, disa aktivitete trajnuese janë kryer nga personeli i KFOR-it në urë. Këto ishin pjesë e aktiviteteve tona të rregullta të krijuara për të testuar procedurat operacionale afatgjata dhe për të ruajtur standardin më të lartë të gatishmërisë së trupave tona.
- KFOR-i vazhdon të monitorojë situatën.
Gjatë viteve, KFOR-i ka zhvilluar bashkëpunim të mirë me Forcat e Armatosura të Serbisë, siç dëshmohet nga vëzhgimet e KFOR-it në stërvitjet e kaluara dhe kontaktet e rregullta që kemi me homologët tanë serbë. Mbetem në kontakt të ngushtë me Shefin e Mbrojtjes së Serbisë, si dhe me institucionet dhe organizatat e sigurisë në Kosovë. Komunikimet dhe ndërveprimet e rregullta dhe transparente ndihmojnë në rritjen e ndërgjegjësimit të ndërsjellë për situatën, shmangin keqkuptimet dhe kontribuojnë në stabilitetin rajonal.
Ende nuk ka përgjegjësi për sulmin terrorist në Banjska?
NATO dhe KFOR-i kanë qenë shumë të qartë në këtë pikë gjatë gjithë kohës. Duhet të vërtetohen faktet dhe presim që autorët të mbajnë përgjegjësi.
Cili është mendimi juaj për përfshirjen e Serbisë në sulmin e 24 shtatorit?
Nuk do të ndërhyj në asnjë spekulim. Ne i kemi dënuar sulmet e dhunshme të papranueshme në Banjskë dhe do të vazhdojmë të këmbëngulim që autorët të mbahen përgjegjës dhe të sillen para drejtësisë.
Fuqia e misionit tonë aktual përbëhet nga rreth 4600 trupa nga 29 vende kontribuese, duke përfshirë aleatët dhe partnerët e NATO-s. Një prani e tillë e fuqishme dhe e dukshme na lejon të monitorojmë në mënyrë efektive situatën dhe të marrim të gjitha masat e nevojshme për të vazhduar përmbushjen e mandatit tonë të OKB-së, në të gjithë Kosovën, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme.
https://kosovapress.com/nato-rithekson-mbeshtetjen-e-saj-te-plote-per-perpjekjet-e-be-se-ne-kosove