Balotelli në bisedime me skuadrën e njohur
Lexohet për: 1 min.
4 muaj më parë
Linku u kopjua

Ish-reprezentuesi i Italisë, Mario Balotelli është një lojtar i lirë dhe mund të vazhdojë karrierën e tij në Brazil, te skuadra Korinthans. “SuperMario” mbush 34 vite muajin e ardhshëm dhe i skadon kontrata pas përvojës së tij të fundit me skuadrën turke Adana Demirspor.

Sezonin e kaluar, ai arriti të shënonte shtatë gola dhe të jepte një asistim, por bëri vetëm 16 paraqitje në Superligën turke. Ai nuk ka ndërmend të vari këpucët ende dhe “UOL Esporte” në Brazil sugjeron që Balo është në bisedime me Korinthians.

Sipas këtyre burimeve, kushtet e tij personale po rezultojnë një pengesë, pasi italiani kërkon 1.5 milionë euro neto në sezon vetëm si tarifë nënshkrimi, plus një pagë me vlerë 3 milionë euro në sezon. Ideja e nënshkrimit të Balotellit nuk është aq e popullarizuar në Brazil

Balotelli ishte një shpresë e madhe për të ardhmen e futbollit italian kur impresionoi te Interi dhe Manchester City, por filloi të shkonte drejt greminës me një sërë transferimesh dhe eksperiencash jetëshkurtra.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024