Balotelli filmohet duke u rrëzuar në gjendje të dehur
Lexohet për: 1 min.
baloteli
5 muaj më parë
Linku u kopjua

Ish-lojtari i kombëtares italiane Mario Balotelli (33) është filmuar ditë më parë në qytetin italian Udine, teksa bie në një vendkalim këmbësorësh në shoqërinë e miqve.

Mediat italiane kanë shkruar se ish-sulmuesi i Manchester Cityt, Interit dhe Liverpoolit ka qenë i dehur, teksa vetë Balotelli ka përshkruar rastin.

“Kam parë një video teksa bie përtokë, po bënim shaka, ishte shaka. Nuk e shoh problem faktin që kam dalë me shokët e mi dhe jam argëtuar. Nuk i kemi bërë keq askujt. Nuk e di pse po më gjykoni fotot dhe videot që kam bërë me fansat atë natë. Le të flasim për gjëra më të rëndësishme”, ka shkruar Balotelli në Instagram.

Sulmuesi italian do të mbushë 34-vjeç në gusht. Klubi i fundit për të cilin ka luajtur ishte Adana Demirspor turke. Ai humbi një pjesë të mirë të sezonit për shkak të operacionit në gju. Balotelli ishte një nga talentet më të mëdhenj në Itali, por për shkak të mungesës së disiplinës, ai nuk e realizoi plotësisht potencialin e tij.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024