Ballkani vazhdon serinë e fitoreve, Prishtina merr një pikë në Klinë
Sot u zhvilluan tri ndeshje në kuadër të javës së 16-të në AlbiMall Superligën e Kosovës në futboll.
Ballkani dhe Drita shënuan fitore, derisa Dukagjini e Prishtina ndanë pikët duke luajtur 0:0.
Suharekasit fituan përballë Fushë Kosovës me rezultat 2:1. Mysafirët erdhën në epërsi përmes Osman Mëziut në minutën e katërt, ndërsa vendësit barazuan në fund të pjesës së parë përmes Walid Hamid.
Golin e fitores për Ballkanin e shënoi Qëndrim Zyba tre minuta para përfundimit të ndeshjes.
Trajneri Zekirija Ramadani ka debutuar me sukses te Drita, duke shënuar fitore ndaj Feronikelit 74 me rezultat 3:1.
Golat për skuadrën gjilanase i shënuan Blerim Krasniqi (32’), Blend Baftiu (34’) dhe Albin Prapashtica (90’), ndërsa Bachare Razack shënoi golin e vetëm për mysafirët.
Ballkani kryeson tabelën me 38 pikë, pasuar nga Drita e Llapi me nga 28 pikë.