Presidenti i SHBA-së Joe Biden ka nënshkruar më 13 qershor 2024 vendimin me të cilin vendi i tij do të vazhdojë emergjencën kombëtare për Ballkanin Perëndimor.
Arsyetimi i vazhdimit të kësaj mase, e cila për herë të parë u mor më 26 qershor 2001, është bazuar në “aktet e dhunës ekstremiste” dhe “aktivitetet pengues”, teksa thuhet se këto veprime paraqesin rrezik për sigurinë kombëtare dhe politikën e jashtme të SHBA-së.
Në përputhje me këtë dispozitë, Biden tha se i ka dërguar Regjistrit Federal për publikim njoftimin ku thuhet se “urgjenca kombëtare në lidhje me Ballkanin Perëndimor, e shpallur në Urdhrin Ekzekutiv të datës 26 qershor 2001, sipas të cilit janë ndërmarrë hapa shtesë në Urdhrin tjetër Ekzekutiv të 28 majit 2003 dhe i cili u zgjerua në fushëveprim në Urdhrin Ekzekutiv të 8 qershorit 2021, do të vazhdojë të mbetet në fuqi përtej 26 qershorit 2024”.