Ballkani mposhtet thellë nga Ludogoretsi dhe eliminohet nga Championsi
Lexohet për: 1 min.
ft
1 vit më parë
Linku u kopjua

Kampioni i Kosovës Ballkani është eliminuar nga Liga e Kampionëve pasi ka pësuar disfatë të thellë prej 4-0 në ndeshjen kthyese ndaj kampionëve të Bullgarisë, Ludogoretsi.

Edhe pse skuadra e Ilir Dajës e fitoi ndeshjen e parë në Prishtinë, ndeshje kthyese ishte fatale për ta.

Për kampionin e Kosovës ndeshja nisi shumë keq që në minutat e parë kur Tekpetey realizoi për 1-0 pas vetëm katër minutave lojë, e po i njëjti lojtar e thelloi epërsinë duke shënuar për 2-0 në minutën e 45, raporton KosovaPress.

Edhe në pjesën e dytë Ludogoretsi e vazhdoi dominimin dhe arrti që të realizojë edhe dy gola të tjerë përmes Tisseras në minutën e 49’ dhe Vidal në të 78-tën.

Gjithsesi Ballkani do ta vazhdojë aventurën në  garat evropiane, përkatësisht në Ligën e Konferencës.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025