Ballkani mposhtet sërish nga Viktoria Plzen
Lexohet për: 1 min.
14-Ballkani
1 vit më parë
Linku u kopjua

Ka përfunduar ndeshja tejet interesante mes Ballkanit dhe Viktoria Plzenit, ku pikët e plota i takojnë mysafirëve.

Pas plot 90’ minutave lojë të zhvilluara në stadiumin “Air Albania” të Tiranës, Ballkani është mposhtur 1:0 nga Viktoria Plzeni, raporton KosovaPress.

Kampioni i Kosovës tregoi paraqitje tejet të mirë, ku vazhdimisht kërkoi fitoren, por që një gol nga Pavel Sulc vendosi gjithçka në këtë ndeshje.

Sulc shënoi në minutën e 81’, gol ky i cili i siguroi fitoren skuadrës së tij.

Me pikët e reja, Viktoria Plzen siguron kualifikimin tutje si lidere e Grupit C me plot 15 pikë, ndërsa Ballkani zë vendin e fundit me vetëm katër pikë.

Rezultati final i ndeshjes, 1:0 në favor të Viktoria Plzen.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024