Ballkani lëshon pikë ndaj Ferizajt, s’ka fitues edhe në derbin Gjilani-Llapi
Lexohet për: 1 min.
2-Superliga e Kosoves
1 vit më parë
Linku u kopjua

Janë mbyllur tashmë tri ndeshjet e Superligës së Kosovë në futboll, të vlefshme për xhiron e 26-të, ku janë regjistruar rezultate mjaftë befasuese.

Ferizaj që është futur në një seri tejet pozitive të rezultateve e ka ndalur me barazim kampionin në fuqi Ballkanin duke luajtur pa gola, raporton KosovaPress.

Sfidë tejet interesante u zhvilluar ndërmjet Gjlanit dhe Llapit që në fund i ndanë pikët duke barazuar 2-2. Për Gjilanin golat i realizuan Dabiqaj dhe Kelmnde, kurse Llapi reagoi me golat e Fernandinhos dhe Riveras.

Në ndeshjen tjetër, Trepça ’89 triumfoi ndaj Dukagjinit me rezultat 2-1, me golat e Oyekanmit dhe Mijës, kurse Haliit me autogol shënoi golin e vetëm të mysafirëve.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024