Ballkani largon katër futbollistë nga skuadra
Lexohet për: 1 min.
2 vite më parë
Linku u kopjua

Klubi i futbollit Ballkani ka bërë të ditur se ka larguar katër futbollit nga skuadra, tre prej tyre në formë huazimit.

Bleon Sekiraqa është lojtari që ka shkëputur kontratën me skuadrën e Superligës së Kosovës me marrëveshje të dyanshme.

“Pas mbarimit te stinorit vjeshtor, tani në afatin kalimtar i cili karakterizohet me lëvizje të futbollistëve,kemi arritur marrëveshje të dyanshme dhe me mirëkuptim për nderprerjen e bashkëpunimit me lojtarin Bleon Sekiraqa”, thuhet në njoftimin e lëshuar nga Ballkani, derisa lojtari është falënderuar për kontributin e dhënë.

Më tutje, Ballkani ka bërë të ditur se ka huazuar edhe tre lojtarë. Bëhet fjalë për Albin Berishën që ka kaluar te Malisheva, Albin Kapran te Drenica dhe Arbnor Halitjaha që i është bashkuar radhëve të Kf Rahovecit.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024