Ballkani konfirmon largimin edhe të një lojtari tjetër
Lexohet për: 1 min.
Ballkananiiin
10 muaj më parë
Linku u kopjua

Klubi i futbollit “Ballkani” po vazhdon të lëshojë disa nga emrat kryesor të skuadrës duke i lejuar ata që të kalojnë në klube të ndryshme evropiane.

I fundit që është larguar nga kampioni i Kosovës është Albin Berisha i cili karrierën e tij do ta vazhdojë tek ekipi i Petrolul 52 në Poliesti të Rumanisë.

Lajmi është konfirmuar nga faqja zyrtare e klubit ku thuhet:

“Qendërsulmuesi Albin Berisha është transferuar te ekipi Petrolul 52 në Poliesti të Rumanisë.  Për djaloshin shembullor që dha shumë për skuadrën tonë, tani nis një etapë e re, në të cilën ne i urojmë sa më shumë suksese”.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024