Ballkani fiton Superkupën e Kosovës, e mposht Llapin
Lexohet për: 1 min.
11-Ballkani
2 vite më parë
Linku u kopjua

Kampioni i Kosovës në futboll, Ballkani e ka fituar sot Superkupën e Kosovës kundër Llapit, në ndeshjen që u zhvillua në Belek të Turqisë.

Në stadiumin “Titanic Delux” të Belekut, Ballkani e ka mposhtur fituesin e Kupës së Kosovës, Llapin me rezultat minimal 1:0, raporton KosovaPress.

Golin e vetëm të ndeshjes e shënoi Lumbardh Dellova në minutën e 62’, ku u gjend më së miri para portës së Abdylit, pas një asistimit fantastik të Armend Thaçit.

Llapit iu vështirësuan punët në minutën e 28’ pas kartonit të dytë të verdhë të Bekim Maliqit, i cili më pas u përjashtua nga loja me të kuq.

Rezultati final i ndeshjes, 1;0 në favor të Ballkanit.

Kampioni i Kosovës arrin ta fitojë edhe Superkupën e Kosovës.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025