Ballkani e nis me fitore aventurën në Ligën e Kampionëve
Lexohet për: 1 min.
emerllahu
5 muaj më parë
Linku u kopjua

Ballkani ka fituar 2-1 me Santa Coloman në 1/8 e fazës kualifikuese në Ligën e Kampionëve. Ndeshja nisi me një ritëm të qetë, por që vendasit kaluan në epërsi në minutën e 22-të.

Youssef El Ghazoui ishte ai që shënoi për 1-0, duke e lënë Enea Koliçin pa gjasa për të reaguar. Por, Ballkani u rikthye pas vetëm 20 minutash, kur shënoi për 1-1 me anë të Lindron Emerllahut, që realizoi nga penalltia.

Me kaq edhe përfundoi pjesa e parë, derisa në 45 minutat e dytë nuk kishte shumë nga dy ekipet, por që kampioni i elitës së futbollit kosovar shënoi golin e fitores.

Ilir Daja tenton që me disa zëvendësime të përmbyste rezultatin, derisa strategjia e tij funksionoi shumë mirë. Bernard Karrica ishte heroi i Ballkanit, kur realizoi për 2-1 në minutën e 90+2-të, për t’i siguruar ekipit kosovar një fitore tejet të rëndësishme.

Ballkani do të luajë edhe ndeshjen e dytë, si vendas, duke synuar që të mbyll kalimin në rrethin tjetër kualifikues në Ligën e Kampionëve.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024