Ballkani dominon në pjesën e parë, mungojnë golat
Lexohet për: 1 min.
454645125_1559462941270285_4346088993728509780_n
4 muaj më parë
Linku u kopjua

Ka përfunduar pjesa e parë në “Fadil Vokrri” në Prishtinë ndërmjet Ballkanit të Suharekës dhe Larne nga Irlanda e Veriut.

Një dominim i plotë i suharekasve karakterizoi 45 minutat e para, por pa arritur të ndikojë në ndryshim në rezultat.

Bernard Karrica kishte rastin më të mirë për shënim për vendësit në minutën e 33-të, por portieri mysafir Rohan Ferguson shpëtoi portën e tij pa u prekur.

Ndeshja është e vlefshme në kuadër të rrethit të tretë kualifikues për Ligën e Konferencës.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024