Klubi i Futbollit Ballkani ka lëshuar një njoftim në faqen zyrtare përmes se cilës ka njoftuar edhe për gjendjen shëndetësore të portierit Stivi Frashëri i cili u sulmua fizikisht nga tifozët e Gjilanit gjatë ndeshjes së vlefshme për xhiron e 27’-të.
Klubi nga Suhareka ka njoftuar se Frashëri është jashtë rrezikut për jetë, por që ka shtypje të brendshme.
Ja reagimi i plotë i liderit të Superligës
Të dashur tifoz ,
Lidhur me këtë falenderojmë të gjithë komunitetin sportiv dhe qytetaret e ndershëm për mbështetjen ndaj të sulmuarit Stivi, i cili fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetë ku në emergjencen e spitalit ne Gjilan i ka bërë analizat fillestare, ndërsa është i udhëzuar për të bërë rezonanca shtesë pasi ka shtypje te mbrendshme .
Shpresojmë në sherimin sa me te shpejt të gardianit tonë.
Futbollistët e rivalit tonë të sotëshem i përgazojmë për angazhimin dhe lojën e shfaqur, ndërsa organizimin e ndeshjes derbi i’a lejmë organeve kompetente që të vlerësojnë dhe gjykojnë brenda rregulloreve te FFK-se
Huliganizmi i shfaqur pa përfunduar ndeshja kryesore e kësaj xhiroje askujt nuk i shkon për shtati, andaj ftojmë policin e Kosovës dhe të gjitha institucionet e sigurisë që të bëjnë çmos për të vënë drejtësinë me qëllim që raste te këtilla mos të përseritën asnjëherë.
Me respekt FC Ballkani