Ballkani-CFR Cluj/Dalin në shitje biletat, ajo VIP kushton 50 euro
Lexohet për: 1 min.
1-Ballkani - Cluj
2 vite më parë
Linku u kopjua

Kampioni i Superligës së Kosovës, FC Ballkani, javën e ardhshme do t’i rikthehet aksionit në garat evropiane, ku do të përballet me skuadrën e CFR Clujit në kuadër të Ligës së Konferencës.

Ndeshja do të zhvillohet më datën 8 shtator me fillim nga ora 18:45, ku Ballkani do të jetë në rolin e vendasit në stadiumin “Fadil Vokrri”, përcjell KosovaPress.

Kampioni kosovar tani përmes një komunikate në faqen zyrtare ka njoftuar se biletat për ndeshjen kundër CFR Cluj kanë dalë në shitje, dhe se një person mund t’i blej deri në gjashtë bileta.

Tifo-grupi i Ballkanit, “Xhebrailat” janë vendosur në tribunën veriore të stadiumit, ndërsa çmimet e biletave fillojnë nga 5 euro deri te ajo VIP që kushton 50 euro.

Më poshtë mund ta gjeni linkun për të blerë biletën për ndeshjen mes Ballkanit dhe CFR Cluj

https://kosovo.tm.vivaticket.com/biglietteria/listaEventiPub.do?fbclid=IwAR357BIlk_8AJvwVPaLsxm5aoljyn3ID3imyigaVWJ73kvyuMYlwC-vxsrA

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025