Baleti i Kosovës shkon në Panama, me këtë shtet krijohen grup miqësor parlamentar
Lajme
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Baleti i Kosovës shkon në Panama, me këtë shtet krijohen grup miqësor parlamentar
kreshnik ahmeti
26/03/2026 - 10:23
Linku u kopjua

Zëvendësministri i Jashtëm, Kreshnik Ahmeti ka premtuar që së shpejti do të krijohet Grupi i Miqësisë Kosovë-Panama.

Këtë zotim ai e bëri me rastin e vizitës në shtetin e Amerikës Qendrore, ku sic bën të ditur një njoftim nga ky dikaster qeveritar, zhvilloi një seri takimesh me përfaqësues të lartë institucionalë të këtij vendi, me fokus thellimin e bashkëpunimit dypalësh në fushat e kulturës, arsimit dhe ekonomisë.

Në një bashkëbisedime me kryetaren e Komisionit për Politikë të Jashtme të parlamentit të Panamasë, Ëalkiria Chandler D’Orcy, u diskutua për avancimin e bashkëpunimit parlamentar.

“Në këtë drejtim, u theksua se shumë shpejt do të themelohet Grupit i Miqësisë, Kosovë–Panama ndërmjet dy parlamenteve, si një mekanizëm konkret për forcimin e marrëdhënieve ndërinstitucionale”, thuhet në njoftimin e ministrisë së jashtëmë, transmeton KosovaPress.

Ahmeti ka takuar edhe ministren e Kulturës së vendit nikoqir, María Eugenia Herrera, ku u diskutua për mundësinë e bashkëpunimit kulturor ndërmjet dy vendeve.

“Në këtë kuadër, u trajtua edhe pjesëmarrja e Baletit Kombëtar të Kosovës në aktivitete kulturore në Panama, si dhe u theksua rëndësia e shkëmbimit të përvojave dhe bashkëpunimit në fushën e kinematografisë”, shkruan në kumtesën e Ministrisë së Jashtme. /KosovaPress/

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026