Bajrami: Spanja, jo shumë e fortë – Do të luftojmë për çdo pikë e çdo top
Lexohet për: 2 min.
6 muaj më parë
Linku u kopjua
Ylli shqiptar, Nedim Bajrami foli sot për mediat para ndeshjes së fundit të fazës së grupeve të Kampionatit Evropian Euro 2024 kundër Spanjës.
Kombëtarja e Shqipërisë do të përballet të hënën me Spanjën në stadiumin “Düsseldorf Arena” me fillim nga ora 21:00, raporton KosovaPress.
Për Bajramin, Spanja nuk është një skuadër shumë e fortë por që është favorite për të fituar Evropianin, ndërsa tha se nuk ka rëndësi se kush luan e kush jo, por që duhet “të bëjmë maksimumin”.
Më tej, Bajrami zbuloi edhe tre emrat më të rrezikshëm te kombëtarja spanjolle.
Për fund, ylli shqiptar tha se kuqezinjtë duhet të përgatiten sa më mirë, të luftojnë për çdo top dhe të dalin me pikë nga ndeshja me Spanjën.
"Po luajmë një Evropian me skuadra shumë të forta. Nuk ka ekip të parë, të dytë apo të tretë për mua. Të gjithë kanë kualitet, por ne duhet të përgatitemi ndeshjen sa më mirë. Besoj se ata lojtarë që do të luajnë tani duan ta bindin trajnerin, të japin gol ose asistim. Por ne duhet të bëjmë ndeshjen tonë, me kualitetin tonë dhe të futemi në ndeshje për të luftuar për çdo pikë dhe çdo top.
Shqipëria zë vendin e tretë në Grupin B të Euro 2024 me një pikë, dhe i duhet vetëm fitorja ndaj Spanjës dhe humbja e Italisë për të siguruar kualifikimin tutje në këtë Evropian.