Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami ka kritikuar ashpër qeverinë Kurti për keqqeverisje në ekonomi dhe sektorë të tjerë, për çka thotë se kryeministri duhet të jap dorëheqje pas dështimeve të njëpasnjëshme.
Kështu deklaron deputetja Bajrami në një intervistë për KosovaPress, derisa potencon se gjatë qeverisjes së qeverisë Kurti, ekonomia ka degraduar tej mase. Ajo fajëson partinë në pushtet për mungesën e investimeve të huaja direkte.
Gjatë intervistës, Bajrami flet edhe për çështjen e zgjedhjeve të parakohshme, për çka shprehet e bindur se do dalin të parët në këtë proces zgjedhor.
Bajrami konsideron se humbja më e madhe për ekonominë e vendit, është ikja e klasës punëtore. Ajo ka përmendur edhe masat ndëshkuese të Bashkimit Evropian.
Para pak ditësh, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti u ka dërguar ftesë për takim krerëve të partive opozitare, porse përveç Partisë Demokratike të Kosovës, asnjë nga partitë e tjera nuk iu përgjigj kësaj ftese. Nga LDK-ja kanë thënë se një ftesë e tillë nuk ka qenë e nevojshme. /Z.Zeneli/
Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...