Bad News Eagles mposhten në gjysmëfinale të “Republeague”
Lexohet për: 1 min.
3-bNE
2 vite më parë
Linku u kopjua

Ekipi kosovar në CS:GO, “Bad News Eagles” ka vazhduar sot garat në turneun “Republeague”, respektivisht në fazën e gjysmëfinales.

Pasi që në çerekfinale shënuan fitore kundër ekipit rus “forZe” me rezultat të ngushtë 2:1, “bNE” u mposht sot në gjysmëfinale të kësaj gare kundër suedezëve të “fnatic”, përcjell KosovaPress.

“fnatic” mposhtin “bNE” me rezultat 2:0, respektivisht në Nuke me rezultat 16:8 dhe në Ancient me rezultat 16:12.

Më i miri i kësaj përballje për suedezët ishte “nicoodoz” me 21 vrasje dhe 11 vdekje dhe me një vlerësim prej 1.43, kurse për “Bad News Eagles” më i dalluari ishte “juanflatroo” me 14 vrasje e 19 vdekje, dhe me një notë vlerësimi prej 0.96.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025