Azem Syla takohet me Binak Dautajn, kujtojnë udhëtimet plot sakrifica nëpër bjeshkët e Gjerovicës deri në Sylbicë
Tjera
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Azem Syla takohet me Binak Dautajn, kujtojnë udhëtimet plot sakrifica nëpër bjeshkët e Gjerovicës deri në Sylbicë
Azem Syla1234
06/03/2026 - 19:47
Linku u kopjua

Ish-komandanti i përgjithshëm i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Azem Syla,  u takua me Binak Dautajn nga Carrabregu i Epërm i Deçanit, duke sjellë ndër mend shumë kujtime nga vitet  ’80, udhëtimet e vështira, plot sakrifica nëpër bjeshkët e Gjerovicës deri në Sylbicë të Shqipërisë.

“Një takim me rëndësi të veçantë me mikun tim, Binak Dautajn nga Carrabregu i Epërm i Deçanit.

Ky takim m’i ktheu shumë kujtime nga vitet e ’80-ta. Nga kjo familje fisnike, së bashku me Rifatin dhe Binakun, pata nderin të shoqërohem nëpër bjeshkët e Gjerovicës deri në Sylbicë të Shqipërisë.

Ishin më shumë se një herë udhëtime të vështira, plot sakrifica, por të mbushura me besim, burrëri dhe miqësi të sinqertë.

Sot, me respekt dhe mirënjohje të thellë, e them për herë të parë publikisht atë shoqërim dhe përkrahje që ma dhanë gjatë asaj rruge të vështirë. Janë kujtime që nuk harrohen kurrë dhe miqësi që mbeten përjetë”, u shpreh ish-komandanti i përgjithshëm i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Azem Syla.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026