Axha i Lulzim Fejzullahut: Krejt Kosovën me ma falë s’më duhet, jepni dënimin e merituar
Lexohet për: 2 min.
Agja-i-Lulzimit-290724
4 muaj më parë
Linku u kopjua

Vetëm drejtësi dhe dënim të merituar është ajo që po kërkon familja e të ndjerit Lulzim Fejzullahu, i cili ndërroi jetë si pasojë e rrahjes me shkop bejsbolli nga dy të mitur në janar të këtij viti në QKUK.

Sot në Gjykatën Themelore në Prishtinë ka vazhduar procesi gjyqësor për rastin e 18-vjeçarit Lulzim Fejzullahu.

Avokati i familjes Fejzullahu, Tomë Gashi ka thënë se gjykata deri më tani nuk ka vepruar drejt duke mos konsideruar të gjitha rrethanat rënduese, së paku për njërin prej të miturve i cili po ashtu është shpallur përgjegjës, por dënimi nuk ka qenë maksimal. Ai ka shtuar se në seancën e sotshme ka qenë fjala përfundimtare dhe më 31 korrik në ora 9:00 do të mbahet shpallja e aktgjykimit.

Ndërsa, axha i Lulzimit, Rrahim Fejzullahu ka paralajmëruar protestë nëse gjykata nuk merr vendimin e merituar për kryesit e vrasjes.

“Vetëm një punë nuk po më hyn në kokë. Nëse këta persona nuk e marrin vendimin e merituar, unë jam ai axha i Lulit që do të marrë të gjithë popullatën kudo qoftë, që e kanë pa me sy dhe do të vijë të protestoj para gjykatës”, tha Fejzullahu.

Më 15 janar 2024, pas një përleshjeje me dy të mitur, Lulzimi ishte rrahur për vdekje. Pas pesë ditësh në QKUK, i njëjti ka ndërruar jetë. Prokuroria, rastin fillimisht e kishte iniciuar si vrasje në tentativë, e më pas është ri-cilësuar në vrasje e rëndë.

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024