Opozitari serb tregon torturat që ia bëri BIA në burg
Lexohet për: 4 min.
Sanduloviq
11 muaj më parë
Linku u kopjua

Një lider i opozitës serbe është liruar nga paraburgimi pasi vuajti atë që ai thotë se ishte një provë e tmerrshme në të cilën shërbimet sekrete të Beogradit e rrahën, torturuan, poshtëruan dhe kërcënuan se do ta vrisnin atë dhe familjen e tij.

Nikola Sanduloviq, lideri i Partisë Republikane Serbe, tha se ai u mor nga shtëpia e tij 10 ditë më parë dhe iu nënshtrua abuzimit të dhunshëm për më shumë se gjashtë orë nga shërbimi i inteligjencës. Për pasojë, thonë avokatët e tij, ai mbetet i paralizuar në anën e majtë dhe po pëson dëmtime nervore.

Duke folur për herë të parë që nga lirimi, Sanduloviq tha sot: “Më rrëmbyen anëtarët e policisë sekrete serbe, të cilët më rrahën, torturuan, më poshtëruan dhe më kërcënuan se do të më vrisnin mua dhe familjen time për më shumë se gjashtë orë, duke rrezikuar jo vetëm shëndetin, por edhe jetën”.

E gjithë kjo për shkak të shprehjes sime politike dhe aktit të vendosjes së luleve mbi varrin e një vajze të vrarë shtatëvjeçare, e cila i përkiste familjes së komandantit legjendar të UÇK-së Adem Jashari.

Kurti: Serbia vazhdon rrugëtimin drejt metodave të Putinit nga frikësimi e deri tek torturimi • KosovaPress

Sanduloviq është akuzuar për shkelje të ligjeve që ndalojnë nxitjen e urrejtjes kombëtare, racore dhe fetare.

Akuzat u ngritën pasi ai kërkoi falje për krimet e kryera nga serbët ndaj shqiptarëve gjatë luftës së Kosovës. Ai është kritikuar nga mediat pro-qeveritare për ri-postimin e një videoje të një vizite te varri i Adem Jasharit, i cili u vra nga policia serbe në vitin 1998 së bashku me 57 anëtarë të familjes së tij.

Sanduloviq tha se pas sulmit të supozuar, shërbimi sekret BIA e mori atë në shtëpi. Menjëherë pas, tha ai, ka mbërritur policia me urdhër për ta çuar në burg. Në vend të kësaj, ai u dërgua në qendrën e urgjencës pasi "gjendja e tij ishte kritike".

Stojkoviq: BIA ia theu brinjin e shtatë Sanduloviqit • KosovaPress

Duke dhënë një rrëfim të dorës së parë të incidentit, i cili ka ngjallur frikë të reja për demokracinë në Serbi, politikani opozitar tha se më pas u transferua në një spital burgu dhe u dënua në të njëjtën kohë me "paraburgimin e padrejtë prej 30 ditësh", për të cilën ai tha se i vinte në rrezik jetën.

Agjencia e Inteligjencës së Sigurisë (BIA) e ka pranuar marrjen në pyetje të Sanduloviq, por, në një deklaratë për Financial Times, tha se ai "nuk i ishte nënshtruar ndonjë përdorimi të paligjshëm të forcës fizike ose shkeljes së lirisë dhe të drejtave".

Kërkoi falje për krime lufte në Kosovë, gjykata serbe lëshon vendimin për arrestimin e Sanduloviq • KosovaPress

Lirimi i Sanduloviq erdhi pasi partitë opozitare në Serbi u nxitën nga një diskutim në Parlamentin Evropian në Strasburg për akuzat se zgjedhjet e fundit ishin manipuluar në favor të partisë SNS të presidentit Aleksandar Vuçiq, një akuzë që ky i fundit e mohon.

Marinika Tepiq nga koalicioni opozitar Serbia kundër dhunës (SPN) tha të martën se: “Ne e kemi arritur objektivin tonë dhe sot Evropa dhe e gjithë bota e dinë se ne i kapëm hajdutët në flagrancë”. /The Guardian

Homazhet që i kushtuan politikanit serb, BIA e bën për spital • KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024