Avokati nga Beogradi, Borivoje Boroviq ka thënë se presidenti serb Aleksandër Vuçiq dhe ministri i tij, Ivica Daçiq, janë vet përzënë nga institucionet serbe në veri të Kosovës.
Boroviq në një intervistë për mediet në Serbi, shprehet se në këto institucione kanë qenë të punësuar të gjithë serbë.
Ai tregon momentin kur e kishte marrë një lëndë për ta mbrojtur një serb, i cili pretendonte se është sulmuar nga shqiptarët, porse sipas avokatit ky rast nuk ka ndodhur.
"Unë, së fundmi, kam marrë një lëndë, për ta mbrojtur një person, ku në euforinë për të treguar se si funksionon Kushtetuta edhe në Kosovë, këtu e kanë arrestuar dhe e kanë akuzuar për sulm ndaj rendit kushtetues të Serbisë për arsyeje se, kinse, ka shpërndarë fletushka dhe ka përkrahur disa shqiptarë të cilët u thoshin serbëve 'Shporruni në Serbi nëse nuk dëshironi të hyni në institucionet e Kosovës'", tregon avokati serb.
Po ashtu, ai vazhdon duke thënë se ky serb pasi ishte paraqitur në Spitalin e Rashkës është burgosur dhe tani gjendet pa asnjë ndihmë mjekësore.
"Njerëzit tanë prej këtu, me dijeni të plotë se gjendet në spital e kanë arrestuar, e kanë sjellë këtu në burg pa ia dhënë të drejtën e shërimit, pa marrë parasysh se mjekët kanë qenë kundër që ai të deportohet nga spitali, sepse nuk ka guxuar që të largohet nga shtrati i spitalit", thotë ai.
Avokati shton se ka ardhur vetëm një dëshmitar i cili ka thënë se "ndoshta kjo është e saktë".
"Ka ardhur vetëm një dëshmitar i cili ka thënë, 'ndoshta kjo është e saktë', nuk e di, dhe se ka edhe persona tjerë që janë në arrati, e normal nuk janë të qasshëm, për ç'arsye klienti im duhet ende të presë në burg, që t’i kapin edhe tjerët që gjinden në tjetër territor, në të cilin policia jonë nuk ka kompetenca. Dhe ai ka qenë kundër çdo gjëje që ka raportuar rreth patetikës së vet", shton avokati.
Në fund, Boroviq pyet se kush është dashur të përgjigjet pse është nënshkruar Marrëveshja e Brukselit.
"Kush është dashur të përgjigjet pse është nënshkruar Marrëveshjen e Brukselit? Sipas marrëveshjes së parë, edhe kësaj të dytës për të njëjtën vepër penale? Do të thotë krejt kjo është një farsë, i gjejnë disa të shkretë, shembull ky person të cilin e kam përmendur, e nuk e pata planifikuar por ja që doli gjatë bisedës, i ka katër fëmijë, vozitë kamion dhe patjetër ka nevojë të ketë kontakt me njerëzit në Kosovë, pra edhe me shqiptarët", shton tutje Boroviq.