Avokati Stojkoviq kthehet sot në Serbi: Do të kenë mundësi të më arrestojnë
Lexohet për: 2 min.
96121703488858-560x404
11 muaj më parë
Linku u kopjua

Avokati serb, Cedomir Stojkoviq, i cili ka qëndruar të enjten në Kosovë për të bërë homazhe në Prekaz, ka njoftuar se do të niset sot në mëngjes për në Serbi.

Ai ka thënë se kësisoj autoritetet në Serbi do të kenë mundësinë ta arrestojnë, njëjtë sikurse bënë me politikanin opozitar, Nikola Sanduloviq.

“? Nga sot në orën 09:00 do të jem në Serbi. Në atë kohë kam në plan të kaloj kufirin.

Në sferën e përgjegjësisë së Prokurorit të Lartë Publik në Vranjë dhe Nish, i cili do të ketë mundësinë të më arrestojë mua, si dhe Nikolla Sanduloviqin, sepse kam vendosur lule në varrin e fëmijës shtatëvjeçar, Blerina Jashari.

  ?‍♂️

  Nëse humbasin, ata e kanë mundësinë e tyre të radhës në Beograd.”, ka shkruar ai në X.

Dje, Stojkoviq ka bërë homazhe tek varri i shtatëvjeçares, Blerina Jashari, ku edhe ka lënë mbishkrimin “Urrejtja vdes, ti jeton përgjithmonë. 1 mijë lotë për 1 mijë vjet paqe. Dhe, miliona shpresa dhe ëndrra, të cilat fillojnë me fjalën ‘Më fal’”.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024