Avokati i Trump: I gjithë materiali i klasifikuar i kthehet qeverisë amerikane
Lexohet për: 2 min.
2 vite më parë
Linku u kopjua

Avokati i ish-presidentit amerikan Donald Trump nënshkroi një deklaratë në qershor duke deklaruar se i gjithë materiali i klasifikuar në rezidencën e Trump në Mar-a-Lago i ishte kthyer qeverisë, raportoi sot New York Times.

Deklarata u nënshkrua pasi Jay Brat, një zyrtar i lartë i sigurisë kombëtare në Departamentin e Drejtësisë vizitoi klubin e Trump në Florida të Jugut më 3 qershor.

Brat u takua me dy nga avokatët e Trump për të diskutuar mbi trajtimin e informacionit të klasifikuar gjatë vizitës.

Trump është nën hetim federal për shkelje të mundshme të Aktit të Spiunazhit, i cili e bën të paligjshme spiunimin për një vend tjetër ose keqpërdorimin e informacionit të mbrojtjes së SHBA-së, duke përfshirë ndarjen e tij me njerëzit që nuk janë të autorizuar për t'i marrë ato, sipas një urdhri kërkimi të lëshuar dje.

Agjentët e FBI-së që kontrolluan shtëpinë e ish-presidentit amerikan Donald Trump në Mar-a-Lago, Florida këtë javë, sekuestruan 11 grupe dokumentesh të klasifikuara, duke përfshirë disa të shënuara top-sekret, tha Departamenti Amerikan i Drejtësisë, ndërsa zbuloi gjithashtu shkakun e mundshëm që ata besojnë se Trump ka shkelur ligjin e spiunazhit.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025