Avokati i Radojçiqit kishte dënuar në mungesë Clinton, Albright, Blair dhe të tjerë
Lexohet për: 1 min.
milan radojqiq
1 vit më parë
Linku u kopjua

Eksperti i Sigurisë, Agim Musliu ka shkruar se avokati i Milan Radoiçiqit, Goran Petronijeviq, ishte gjyqtar në kohën e “kasapit të Ballkanit”, Slobodan Millosheviqit në Serbi, dhe kishte dënuar në mungesë presidentin e 42-të të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Bill Clinton, ish-sekretaren amerikane e Shtetit, Madeleine Albright, ish-kryeministrin britanik Tony Blair, ish-presidentin e Francës, Jacques Chiraque si dhe të gjithë udhëheqësit e NATO-s.

Musliu ka shkruar se ky avokat i regjimit të Millosheviqit, kishte dënuar në mungesë edhe qindra shqiptarë të Kosovës.

Avokati  Goran Petronijeviq, sot ka lexuar letrën e terroristit Millan Radojiçiq, i cili e ka pranuar që ka marrë pjesë në sulmin e së dielës kundër Policisë së Kosovës në fshatin Banjskë të Zveçanit.

https://kosovapress.com/admin/avokati-i-radoiciqit-si-gjykates-kishte-denuar-150-shqiptare-me-1-600-vjet-burgim/
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025