Avni Kastrati nga ASK-ja tregon mbi numrin e serbëve të regjistruar në Kosovë
Lexohet për: 2 min.
4 muaj më parë
Linku u kopjua

Ushtruesi i detyrës së drejtorit të Agjencisë së Statistikave të Kosovës, Avni Kastrati ka deklaruar se numri i serbëve të regjistruar në procesin e regjistrimit të popullatës, i cili ka përfunduar në muajin maj të këtij viti, është rreth 36 mijë, por një pjesë e këtij komuniteti e ka bojkotuar procesin.

Në një intervistë për KosovaPress, Kastrati paralajmëron gjoba për të gjithë ata që kanë refuzuar të jenë pjesë e procesit të regjistrimit, ndërkaq duke folur për komunitetin serb, thotë se ata që nuk u regjistruan patën trysni.

Ndonëse procesi i regjistrimit ishte shtyrë për një javë më shumë, Kastrati thotë se vetëm një numër i vogël i qytetarëve e shfrytëzuan këtë të drejtë.

Kastrati ka bërë të ditur edhe përqindjen e popullsisë që kanë mbetur pa u regjistruar sipas të dhënave preliminare.

Kastrati thotë se Kosova do të ketë pak mbi 1.6 milion banorë, duke ritheksuar se gjithë ata që refuzuan do të pësojnë me gjoba.

Kosova ka 1.586.659 banorë rezidentë sipas të dhënave preliminare të Agjencisë së Statistikave të Kosovës. Ushtruesi i detyrës së drejtorit të ASK-së thotë se të dhënat përfundimtare të regjistrimit të popullsisë planifikohet të publikohen kah fundi i këtij viti dhe nuk pritet të ketë dallime të mëdha nga të dhënat paraprake.

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024