Avioni me udhëtarë shqiptarë goditet nga rrufeja
Lexohet për: 1 min.
Screenshot_3-9-585x360 (1)
2 vite më parë
Linku u kopjua

Një avion i nisur sot nga Aeroporti Rinas i Tiranës është goditur nga rrufeja, por fatmirësisht nuk ka pasur persona të lënduar.

Pamjet i ka shpërndarë gazetari Venhar Isufi, i cili ka bërë të ditur se aeroplani tashme është kthyer i sigurt në Aeroportin e Tiranës.

“Para pak çastesh, ky aeroplan është goditur nga rrufeja ku brenda tij ka qenë edhe nipi Aid F. Musliu, i cili edhe ma dërgoi videon pak minuta pas goditjes nga rrufeja. Fatmirësisht, ani pse një numër i madh i udhëtarëve kanë qenë në aeroplan, ky aksident ka kaluar pa dëme në njerëz. Sipas Aidit, momenti i goditjes nga rrufeja, ka qenë tronditës”, ka thënë ai.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024