Avancimi i statusit në AP, Torres: Do të vazhdoj angazhimin për anëtarësimin e plotë të Kosovës në NATO
Lexohet për: 2 min.
5 muaj më parë
Linku u kopjua

Kongresmeni amerikan, Ritchie Torres ka përgëzuar Kosovën për avancimin e statusit në Asamblenë Parlamentare të NATO-s.

Torres ka shkruar në X se, është i kënaqur që Kosova ka avancuar në një anëtare të asociuar të Asamblesë Parlamentare të NATO-s.

“Jam i kënaqur që shoh se Republika e Kosovës po ngritet në një anëtare të asociuar të Asamblesë Parlamentare të NATO-s. Ka vonuar shumë që Kosova jo vetëm të anëtarësohet në asamblenë parlamentare, por më e rëndësishmja, të jetë përfundimisht një anëtare e plotë e NATO-s. Duhet bërë më shumë - shënoni fjalët e mia se unë do të vazhdoj të shtyj përpara përfshirjen e plotë në NATO”, shkruan Torres në X.

Asambleja Parlamentare e NATO-s e ka miratuar të hënën rekomandimin për avancim të statusit të Kosovës nga anëtare vëzhgues në anëtare të asocuar.

Asambleja Parlamentare e NATO-s është institucionalisht e ndarë nga NATO-ja, por shërben si një lidhje e rëndësishme mes NATO-s dhe parlamenteve të vendeve anëtare. Ajo përbëhet nga 281 delegatë nga të 32 vendet anëtare të NATO-s.

https://kosovapress.com/asambleja-parlamentare-e-nato-s-miraton-avancimin-e-statusit-te-kosoves

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024