Zëvendësministrja e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës Liza Gashi dhe homologia e saj nga Salvadori Adriana Mira, nënshkruan sot një memorandum bashkëpunimi për thellimin e bashkëpunimit të dyja shteteve në fushën politike, ekonomike dhe kulturore.
Me këtë rast, u theksua rëndësia e zhvillimit të konsultimeve politike ndërmjet dy vendeve, si mundësi e mirë për bashkërendim të aktiviteteve dhe koordinim të politikave në fushën ndërkombëtare.
Përveç interesimit të shtuar për zhvillimin e projekteve të përbashkëta kulturore dhe shkëmbimeve ekonomike e tregtare, ky koordinim do të shërbejë si një hap i rëndësishëm për një partneritet të qëndrueshëm dhe afatgjatë ndërmjet Kosovës dhe Salvadorit, duke ndërtuar ura bashkëpunimi në nivel politik, kulturor dhe ekonomik.