AUV: Therja e kurbanëve lejohet vetëm ne thertore të licencuara
5-Fifth
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
AUV: Therja e kurbanëve lejohet vetëm ne thertore të licencuara
auv-logo
25/05/2026 - 19:32
Linku u kopjua

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë kërkon që therja e kurbaneve të bëhet vetëm në thertore të licencuara.

Në njoftimin e kësaj agjencie thuhet se me rastin e festës së Kurban Bajramit, që këtë vit shënohet më 27.5.2026, therja e Kurbanit lejohet vetëm në thertoret e aprovuara nga Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë. 

Lista e thertoreve të aprovuara gjenden në ëeb faqen e AUV-së, https://auvk.rks-gov.net/download/regjistri-i-depove-te-aprovuara-per-therjen-e-thundrakeve/.

“Me qellim të ruajtjes se shëndetit publik, respektimit të ligjit. Nga të gjithë pa përjashtim kërkojmë qe therjen e Kurbaneve ta bëni vetëm në objektet e destinuara për therje dhe të cilat kanë aprovim nga shteti. Therja jashtë këtyre objekteve, përben shkelje ligjore dhe mund të rrezikon shëndetin e përgjithshëm publik. Lëvizja e kafshëve pa dokumente shoqëruese, shitblerja apo therja në vende publike nuk do të tolerohet, mekanizmat e shtetit do të veprojnë.  

Thertoret përveç se janë nën mbikëqyrje të autoritetit shtetërorë. Objektet posedojnë frigoriferë, kushte teknike sanitare dhe higjienike. Në të gjithë vendin ka thertore për therjen e kafshëve,  të cilat kanë kapacitete të mjaftueshme për të plotësuar nevojat e qytetareve.  Aty secila kafshë i nënshtrohet kontrollit para therjes, gjatë procesit të therjes dhe pas therjes nga veterinari zyrtar. Ministria e Bujqësisë Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural se bashku me AUV-së ju urojnë festen e ‘’Kurban Bajramit’’. Festoni sigurt dhe shëndetshëm”, thuhet në njoftimin e  Agjencisë së Ushqimit dhe Veterinarisë.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026