Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) ka asgjësuar 21.380 kilogramë peshk të llojit merluc, pasi nuk plotësonte kriteret për konsum.
Në njoftim thuhet asgjësimi i kësaj sasie të peshkut erdhi me kërkesë të operatorit ekonomik pasi nuk arriti ta kthejë produktin në vendin e origjinës brenda afatit kohor.
“Menjëherë sasi u ndalua për qarkullim në treg dhe e njëjta u mostrua për konfirmim me anë të analizave laboratorike. Dyshimi i ngritur rezultoi se ishte evident dhe u vendos masa e ndalesës për qarkullim dhe e njëjta u bllokua në depon e distributorit. Biznesi nuk arriti brenda afatit kohor të kthejë produktin në vendin e origjinës. Ai paraqiti kërkesën për asgjësim, proces ky i cili u krye në prezencë të inspektorëve”, thuhet në njoftim.
AUV shprehet e vendosur të mos lejojë asnjë produkt në treg, i cili nuk është i përshtatshëm për konsum.