Autoritetet gjermane rekomandojnë karantinë pas rritjes së rasteve me linë e majmunëve
Lexohet për: 2 min.
t32t32
2 vite më parë
Linku u kopjua

Autoritetet shëndetësore gjermane rekomanduan sot një periudhë izolimi prej të paktën 21 ditësh për të infektuarit me linë e majmunëve, pasi Organizata Botërore e Shëndetësisë (OBSH) raportoi rreth 250 raste nga 16 vende ku sëmundja është zbuluar kohët e fundit.

Ministri i Shëndetësisë, Karl Lauterbach tha se në fazat e hershme të një epidemie, autoritetet duhet të reagojnë ashpër dhe shpejt.

“Personat e kontaktit gjithashtu duhet të vendosen në karantinë për 21 ditë”, tha Lauterbach, duke shtuar se ai kishte porositur deri në 40.000 doza të vaksinës.

Ai tha se vaksinimi mund të ndihmojë në frenimin e përhapjes së lisë së majmunëve. Ata do t’u ofrohen personave kontaktues, një teknikë e njohur si “vaksinimi unazë”.

Autoritetet shëndetësore britanike njoftuan sot se kishin administruar mbi 1.000 doza të vaksinës së lisë së majmunit “Imvanex” për personat e kontaktit.

Disa lande në Gjermani kanë raportuar prova të infeksioneve të lisë së majmunëve, pas gjurmimit të kontakteve.

Lauterbach tha se lia e majmunëve nuk ishte fillimi i një pandemie të re dhe se ishte, për më tepër, një patogjen me metoda të njohura për ta përmbajtur atë./Atsh

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025