Pas sjelljes së trupit të personit të vrarë në Lloznicë të Serbisë, në Institutin e Mjekësisë Ligjore(IML) në orët e para të mëngjesit të sotëm, familjarët e tij së bashku me zyrtarët e IML-së dhe hetuesit janë parë në objektin i IML-së.
KosovaPress merr vesh se autopsia e trupit të pajetë pritet të bëhet sot.
MPJD-ja ka bërë të ditur se institucionet përkatëse po kryejnë procedurat e mëtejshme mjeko-ligjore për identifikimin dhe verifikimin e tij.
“Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës njofton opinionin publik që trupi i pajetë i qytetarit të Kosovës, i raportuar si i vrarë në Lloznicë të Serbisë, tashmë ka mbërritur në Kosovë. Pas mbërritjes së trupit të pajetë të shtetasit të Kosovës, institucionet përkatëse të Republikës së Kosovës po kryejnë procedurat e mëtejshme mjeko-ligjore për identifikimin dhe verifikimin e tij”, thuhet në njoftimin e MPJD-së.