Austriaku kërcënon Malin e Zi: Harrojeni BE-në nëse vazhdoni me çnjohjen e Kosovës
2-Second
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Austriaku kërcënon Malin e Zi: Harrojeni BE-në nëse vazhdoni me çnjohjen e Kosovës
SAtttt
28/07/2026 - 12:40
Linku u kopjua

Austriaku, Johan Sattler, që e përfaqëson Bashkimin Evropian në Malin e Zi, ua ka “mbledhur betë” përfaqësuesve të shumicës parlamentare në Podgoricë, se unioni do ta ndërpres çdo marrëdhënie me shtetin, nëse vazhdon fushata e çnjohjes së Kosovës nga kuvendet komunale.

Është pikërisht, nismëtari I kësaj fushate anti-kosovare, kryetari i Partisë Demokratike Popullore (DNP), serbi Milan Knezheviq, ai që e bëri të ditur këtë kërcënim të njeriut të Brukselit, të cilit ia dha atributet e sundimtarit të Malit të Zi.

“Dhe Guvernatori i Malit të Zi, presidenti i të gjithë presidentëve, dielli që nuk perëndon kurrë dhe hëna që na mbikëqyr përjetësisht, Shkëlqesia e Tij Johan Sattler, pas çnjohjes së të ashtuquajturit shtet të Kosovës në Asamblenë Komunale të Plevljes, mblodhi shumicën parlamentare dhe i kërcënoi se nuk do të ishte më partneri i tyre nëse do të ndodhte një çnjohje tjetër”, tha Knezheviq në një video-paraqitje të tij, në rrjetet sociale.

Sipas tij, është vetëm DNP-ja ajo që nuk e dëgjon Satlerin dhe nuk shkon tek ai për udhëzime, për çcka, sipas tij, do të ndiheshin keq heronjt e ndjerë malazezë.

"Fatkeqësisht, duket se të gjithë janë zotuar se nuk do të ketë më çnjohje dhe i janë betuar Satlerit pranë Ribnicës. Fatkeqësisht, të gjithë përveç Partisë Demokratike Popullore. Dhe nëse rastësisht Serdar Janko Vukotiq, Marko Milanov, Mbreti Nikola do ta dëgjonin këtë, se si një burokrat i BE-së po i urdhëron të gjithë Malit të Zi se çfarë mund dhe çfarë nuk mund të bëjë, ata ndoshta do të rrokulliseshin në varret e tyre ose do të ngriheshin nga varret e tyre dhe do të vinin para të gjithëve ne, për të na pyetur: 'Kush jeni ju? I kujt jeni? Për kë derdhëm gjak dhe për kë luftuam gjatë gjithë këtyre dekadave? Për Satlerin apo për ju?'" tha ai.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026