Qeveria e koalicionit austriak të udhëhequr nga konservatorët njoftoi të enjten se po prezanton një lotari si një nxitje për të vaksinuar kundër COVID-19, disa orë përpara seancës parlamentare që do të legalizojë futjen e vaksinimit të detyrueshëm kundër sëmundjes.
Rreth 72 për qind e popullsisë së Austrisë është e vaksinuar kundër COVID-19, një nga nivelet më të ulëta të vaksinimit në Evropën Perëndimore.
Nehammer tha se dëshiron të prezantojë një shpërblim financiar për vaksinimin.
“Ne kemi mësuar nga e kaluara dhe kemi parë se shorti i vaksinimit është mënyra më e mirë e mundshme për të ngritur një sistem të tillë,” tha ai.
Çdo i dhjeti do të marrë një kupon me vlerë 500 euro, tha Nehammer, duke shtuar se do të kushtojë deri në një miliard euro.
Ai më vonë sqaroi në Twitter se kuponët mund të përdoren në dyqane, në sektorin e turizmit dhe mikpritjes, si dhe për ngjarje kulturore dhe sportive.
Dhoma e Ulët e Parlamentit do ta bëjë të detyrueshëm vaksinimin kundër COVID-19 për të rriturit të enjten.
Fillimisht, gjoba për mos vaksinim do të jetë 600 euro, e më pas deri në 3600 euro.