Austria në zgjedhje të përgjithshme elektorale, cila parti pritet të dominojë?
Bota
Lexohet për: 1 min.
GettyImages-862557850
2 muaj më parë
Linku u kopjua

Votuesit në Austri gjatë ditës po hedhin votat e tyre për të zgjedhur qeverinë e re të vendit.

Vendvotimet janë të hapura deri në orën 17:00 me orën lokale, me 6.4 milionë votues me të drejtë vote në një popullsi prej nëntë milionësh të vendosur për të zgjedhur 183 anëtarë të ri të parlamentit.

Nëntë parti dhe tre formacione politike konkurrojnë në zgjedhje, me një prag elektoral prej 4 për qind.

Sondazhet e fundit sugjerojnë se Partia e Lirisë Austriake e ekstremit të djathtë (FPO) kryeson me 27 për qind, e ndjekur nga Partia Popullore Austriake (OVP) e qendrës së djathtë me 25 për qind, dhe Partia Social Demokratike (SPO) me 21 për qind.

Partia e Gjelbër dhe NEOS liberale pritet të sigurojnë secila nga 9 për qind.

Nëse FPO fiton, do të jetë hera e parë që një parti e ekstremit të djathtë siguron pozicionin kryesor në zgjedhjet kombëtare të Austrisë që nga Lufta e Dytë Botërore./ AA/

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024