Austria e Turqia luftojnë për biletën e fundit të çerekfinales së Euro 2024, ja formacionet zyrtare
Lexohet për: 1 min.
4 muaj më parë
Linku u kopjua

Sonte me fillim nga ora 21:00 do të zhvillohet ndeshja e fundit e raundit të 16-të të Kampionatit Evropian Euro 2024 mes Austrisë dhe Turqisë.

Përballja do të zhvillohet në stadiumin “Red Bull Arena” të Leipzigut, ku të dy kombëtaret do të “luftojnë” për biletën e fundit drejt çerekfinales së Euro 2024, raporton KosovaPress.

Takimi i fundit mes Austrisë dhe Turqisë daton në muajin mars të këtij viti, ku asokohe austriakët shkatërruan Turqinë 6:1.

Sa i përket ndeshjes së sotme, te Austria mungojnë Gernot Trauner dhe Patrick Wimmer, kurse te Turqia nuk do të paraqiten Samet Akaydin dhe Hakan Calhanoglu.

Tanimë formacionet zyrtare janë publikuar dhe ato i gjeni më poshtë.

Austria (4-2-3-1): Pentz; Mwene, Lienhart, Danso, Posch; Sabitzer, Seiwald; Schmid, Baumgartner, Laimer; Arnautovic

Turqia (4-2-3-1): Gunok; Muldur, Bardakci, Demiral, Kadioglu; Yuksek, Ayhan; Yilmaz, Kokcu, Yildiz; Arda Guler

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024